Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet për vjedhje të pyllit

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në Pejë për vjedhje të pyllit.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa lokale ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti po transportonte trupa bredhi pa dokumente përcjellëse.

Policia ka njoftuar se kamioni me drunjtë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.