Pejë: Arrestohet për largimin e shiritit të Inspektoratit që i mbylli lokalin

Një burrë nga fshati Qyshk në komunën e Pejës është arrestuar.

Kjo pasi dyshohet që  kishte hequr shiritat nga lokali të cilin e kishin mbyllur inspektorët e Komunës së Pejës.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.