Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Pejë, arrestohet një person për ndërtim pa leje

Një person në Pejë është arrestuar dje nga policia për ndërtim pa leje.

I dyshuari sipas policisë, në një objekt banesor ka filluar mbindërtimin me konstruksione metalike për të cilën nuk posedonte leje ndërtimi.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për ndërtim pa leje, me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërgua në mbajtje.