Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për tri vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar i dyshuari me inicialet E. S. nga Peja.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar për shkak se më datë 16.05.2019 në fshatin Vitomericë kishin ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda, ku ishin dëmtuar tre banues në ketë fshat.

Siç bëhet e ditur nga komunikata e Policisë, janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar si bashkëkryes të këtyre veprave, identiteti i të cilëve është i njohur dhe janë në kërkim policor.

Pas intervistimit, të dyshuarit ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë me urdhër të prokurorit shtetit.