Ilustrim

Pejë – Arrestohen dy të dyshuar, i kërkuan para viktimës për një pronë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në Pejë.

Të njëjtit dyshohen se për shkak të një prone e kanë kanosur një person dhe i kanë shkaktuar dëme në pronë.

Siç njofton Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë e tipit AK47 – Kallashnikov.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një prone të paluajtshme, e kane kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar me c’rast i kishin dëmtuar disa shtylla betoni. Të dyshuarit për atë pronë, i kishin kërkuar viktimës para. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 20 fishekë” njofton Policia.

Pas intervistimit siç njofton Policia me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.