Ilustrim

Pejë – Arrestime dhe konfiskim armëve tek të dyshuarit për rastet e dhunës në familje

Stacioni policor në Pejë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një përudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga policia janë gjetur dhe janë konfiskuar: Një armë automatike AK-47, një karikator i zbrazët i së njëjtës armë. Një revole TT, dy karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë. Një revole TT, një karikator dhe pesë copë fishekë të të njëjtës armë. Një revole M 57, dy karikatorë dhe 29 copë fishekë të të njëjtës armë. Dy OC Sprej. Tri mjete të mprehta, thika të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu sektori i hetimeve nga ky stacion policor – në vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të behët arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.