Prokuroria Themelore në Pejë

Pejë, aktakuzë për 280 euro të falsifikuara

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, V.I., për veprën penale falsifikimi i parasë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.I., me datën 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qellim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar.

Në aktakuzë thuhet se, i dyshuari pasi kishte marrë me vete 280 euro të falsifikuara, ishte ndalur me veturën e tij në një pompë për të marrë derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia kishtë dhënë 20 euro, kinse për pagesë.

Pasi punëtori i kishte vërejtur të hollat e falsifikuara, i pandehuri me shpejtësi ishte larguar me veturën e tij nga vendi i ngjarjes.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.