Foto nga vendi i ngjarje në Pejë, Foto: Kallxo.com

Pejë, 51 vjeçari vdes nga goditja e trenit (FOTO)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se një person ka vdekur nga goditja e trenit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:42 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pas informacionit që ka marrë Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës S.L. i lindur në vitin 1968.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.