Banka Botërore Heton Veten për Zhvendosjet në Hade

“Nuk mund të flemë natën, sepse kur buldozerët e mëdhenj lëvizin, zhurma që ata bëjnë është e padurueshme … dhe ne mund të dëgjojmë punëtorët duket komunikuar me radio”, thotë Sylejman Preniqi, kreu i një prej 60 familjeve që kanë mbetur në fshati e Hadës, që është duke vdekur.

Vendbanimi i cili është braktisur në masë të madhe, që gjendet 15 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, që kufizohet me një gjigant, e cila është edhe minierë e hapur që përmban një nga rezervat më të mëdha të qymyrit ndotës, të Evropës, të linjitit.

Pjesa tjetër e fshatit është vendosur që të gëlltitet pasi miniera të zgjerohet në vitet vijuese për të ushqyer një termocentral të ri, me të cilin qeveria shpreson të zgjidhë mungesat kronike të energjisë elektrike në Kosovë.

Preniqi, fshatarët e tij dhe rreth 7.000 njerëz nga zonat përreth, e dinë se ata do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, si pjesë e këtij zhvillimi, por autoritetet refuzojnë të thonë se kur dhe ku do të zhvendosen.

Fshatarët, si dhe OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore, ankohen se strategjia e zhvendosjes së Kosovës, e hartuar me ndihmën e Bankës Botërore, është treguar si joadekuate.

Ata tregojnë për problemet me të cilat përballen qindra familje të tjera nga Hade të cilët janë zhvendosur me forcë, në strehime të papërshtatshme, në dekadën e fundit që nga fillimi i shqyrtimit të planeve.

Në një ankesë të bërë tek Banka Botërore vitin e kaluar, ata që janë prekur nga kjo situatë kanë thënë se janë “varfëruar, kanë mbetur të pastrehë, pasiguri ushqimore, dhe pa pronësi në tokë, papunësi, dhe stres”, dhe kanë pasur frikë për të ardhmen e tyre.

Banka Botërore ka luajtur një rol aktiv në formësimin e planeve energjetike të Kosovës që nga viti 2001.

Banka Botërore ka siguruar fonde dhe mbështetje teknike për zhvillimin e termocentralit të ri, për të zgjeruar minierën e linjitit, zhvendosjen e komuniteteve të prekura dhe monitorimin e këtij procesi.

Tani është duke e shqyrtuar një kërkesë nga qeveria e Kosovës për të siguruar garanci të rrezikut të pjesshëm për të mbështetur një firmë private në ndërtimin e termocentralit të ri prej 500 MW, në rastet e financimit nga shteti.

BIRN ka mësuar se Banka, e cila prej kohësh ka mohuar ndonjë përgjegjësi për dështimet e mëparshme, tani është duke hetuar rolin e saj në këtë program të zhvendosjes pas ankesës.

 Të zënë në mes të minierës dhe termocentraleve

Problemet e Hades kanë filluar në vitin 2004. E vendosur afër një prej minierave më të mëdha të linjitit në Evropë, qeveria e Kosovës ka filluar zhvendosjen e një pjesë të fshatit për të liruar hapësira ​​për minierën që ishte në zgjerim e sipër.

Misioni i OKB-së, i cili atëherë ushtronte rolin e autoritetit në Kosovë, UNMIK, dhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës, IPVQ-ve, urdhëruan zhvendosjen emergjente të 158 familjeve që banonin më së afërmi me minierën për shkak të kërcënimit të rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 20 prej këtyre familjeve, fillimisht refuzuan të largohen por në fund ata u evakuuan me forcë.

Autoritetet ju kanë ofruar familjeve të zhvendosur shtëpi të përkohshme në Obiliq, disa kilometra në verilindje, deri sa të ndërtohej një fshat i ri për njerëzit e prekur në Shkabaj, rreth dhjetë kilometra nga Hade.

Shumica e njerëzve refuzuan që të jetonin në shtëpitë e përkohshme dhe morën ofertën e paketës së kompensimit për tu shpërngulur në qytete të tjera, si Fushë Kosova dhe Prishtina.

Ata që kanë mbetur në fshat sot, vetëm 15 kilometra në perëndim nga kryeqyteti, Prishtina, kanë mungesë të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, mungesë të një ambulance dhe nuk kanë transport publik.

Vetëm disa fëmijë kanë mbetur. Si rezultat, pavarësisht nga mosha e tyre, ata të gjithë vijojnë mësimin në një klasë të mbetur në shkollën fillore, të rrënuar, të Hadës.

Sylejman Preniqi në shtëpinë e tij në Hade | Foto: BIRN
Sylejman Preniqi në shtëpinë e tij në Hade | Foto: BIRN

“Nuk ka energji elektrike që nga mëngjesi e këtej dhe aromat e këqija vijnë nga ujërat e zeza”, tha për BIRN-in Preniqi, një nga banorët e mbetur.

“Unë nuk e di pse ne nuk jemi zhvendosur deri tani,” shtoi ai, duke iu referuar faktit se ndërsa shumica e fshatarëve janë zhvendosur në vende të tjera, ky opsion duket i mbyllur për fshatarët e mbetur.

Jeta e re, pa infrastrukturë

Në vitin 2012, edhe 62 familje u zhvendosën nga Hade në Shkabaj, që tashmë quhej Hadja e re. Qeveria deri më tani ka shpenzuar rreth 21 milion euro në programin e zhvendosjes.

Kjo shumë përfshin paratë që ishin ofruar për banorët lokalë për shpronësimin e shtëpive të tyre dhe tokës, si dhe rreth 1.2 milion euro që janë shpenzuar në ndërtimin e një lagje prej 80 hektarësh në Shkabaj.

Gjithashtu, fondet kanë mbuluar edhe paketat e kompensimit që janë shpërndarë për banorët e Hades lidhur me faturat e tyre të energjisë elektrike dhe ujit, shpenzimet tjera komunale dhe ushqimin.

Por një nga banorët e Shkabajt, Aqif Shala, tha për BIRN-in se kushtet e tyre ishin të mjerueshme. “Ne jetojmë pa ujë, kanalizim dhe pa energji elektrike”, tha Shala. “Shumë vite kanë kaluar dhe ne ende kemi mungesë të tyre.”

Përveç mungesës së infrastrukturës bazë, ky komunitet kryesisht mysliman nuk ka asnjë xhami apo varreza. “Nuk kemi ende as varreza”, theksoi Shala.

Paneli i inspektimit takohet me banorët e fshatit Shkabaj | Foto: Egzon Grajçevci
Paneli i inspektimit takohet me banorët e fshatit Shkabaj | Foto: Egzon Grajçevci

Në ndërkohë, si qeveria ashtu edhe investitorët duket se e kanë harruar Haden, e cila është lënë pa infrastrukturë dhe pa plane të mëtejshme të zhvendosjes.

Hyrja e Bankës Botërore

Qeveria kërkoi ndihmë dhe këshilla nga Banka Botërore menjëherë pas fillimit të zhvendosjes në vitin 2004. Në vitin 2006, Banka arriti në përfundimin se Kosova nuk kishte kornizën e duhur ligjore dhe institucionale për të kryer zhvendosje të tilla.

Si rezultat i kësaj, në vitin 2008, banka i ka ofruar ndihmë Kosovës në formën e grantit, në kuadër të Projektit të Asistencës Teknike të Energjisë nga Linjiti, LPTAP, në vlerë prej 10.5 milionë dollarë amerikanë.

Ky projekt ka ndihmuar Kosovën në hartimin e legjislacionit dhe për të hartuar rregulloret të cilat sigurojnë që planet e ardhshme të zhvendosjes së pavullnetshme të përmbushin standardet ndërkombëtare.

Megjithatë, në vend të përdorimit të grantit të Bankës Botërore për të përmirësuar kushtet e jetesës për njerëzit të cilët tashmë ishin rivendosur, dhe për të ndërtuar kapacitete për rivendosje të reja, qeveria – e cila në ndërkohë ka shpallur atë zonë “zonë me interes të veçantë ekonomik” – ka ndaluar investimet në këtë rajon që nga viti 2009.

Si rezultat, banorët e mbetur në Hade të vjetër, si dhe ata në Haden e re, kanë mbetur pa infrastrukturë bazë dhe kushtet e tyre të jetesës janë përkeqësuar.

Përveç kësaj, rreth 50 familje kanë mbetur të bllokuara në strehimore të përkohshëm në dy ndërtesa të shkatërruara në qytetin e afërt të Obiliqit.

Qeveria dhe investitori kurdisin një plan të ri

Vështirësitë e njerëzve nga Hade dhe e ardhmja e paqartë e një numri të fshatrave të tjera përreth nuk e kanë penguar qeverinë në hartimin e planeve, të mëdha, të reja biznesore, për atë regjion.

Pas kërkimit për një investitor për të ndërtuar një termocentral të ri, qeveria në dhjetorin e kaluar nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me një kompani amerikane, Contour Global.

Qeveria shpreson që marrëveshja të rezultojë me një kontratë sipas së cilës investitori amerikan do të ndërtojë një termocentral të ri me një kapacitet prej 500 megavat me një kosto prej më shumë se një miliardë euro.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Termocentrali i ri do të varet nga furnizimi me linjit nga një fushë e re minerare, që përfshin rreth 15,000 hektarë dhe përfshinë edhe Haden e vjetër dhe disa fshatra të tjera, me rreth 7,000 banorë. Ata të gjithë do të duhet të zhvendosen.

Detajet e marrëveshjes janë ende të paqarta dhe nuk janë plotësisht në dispozicion të publikut. Është ende e paqartë nëse qeveria apo investitori do të kenë fjalën kryesore në lidhje me fushën e re minerare, dhe kush- nëse ndokush – do të jetë përgjegjës për fatin e popullit që ishte zhvendosur më parë, si dhe për ata që duhet të zhvendosen.

Një raport i publikuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2011 për “Zonat me interes të veçantë ekonomik – fusha e mihjes së re 2010-2020” nuk parashikon buxhet për zhvendosjen e pjesës së mbetur të Hades deri në vitin 2020.

Ministria refuzoi të konfirmojë për BIRN-in nëse fshatarët e mbetur në Hade do të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtat kushte edhe për katër vjet.

Fadil Maxhuni, nga zyra e informimit të ministrisë, tha se pyetje të tilla duhet ti drejtohen Ndërmarrjes Energjetike të Kosovës, KEK-ut.

“Ata janë ata të cilët janë duke planifikuar zgjerimin e minierave …[dhe mund të shpjegojnë] arsyet se pse kjo pjesë [e Hades] nuk është zhvendosur”, tha ai.

Megjithatë, kur BIRN-i i parashtroi këto pyetje KEK-ut, zyrtarët e kompanisë thanë se ata kanë autoritet vetëm mbi zonën e vjetër minerare, jo mbi atë të renë.

“Pjesa e mbetur e fshatit Hade nuk ka të bëjë me licencën tonë dhe është përtej kompetencave të KEK-ut”, tha për BIRN-in Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve të KEK-ut.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila është përgjegjësja e përgjithshëm e sektorit të energjisë në Kosovë, po ashtu refuzoi të komentojë mbi fatin e njerëzve të cilët ende jetojnë në Hade dhe i ridrejtoj pyetjen përsëri në Ministrinë e Mjedisit.

Ankesa të shumta nga banorët lokal dhe OJQ-të në fund kanë marrë vëmendjen e Bankës Botërore vitin e kaluar. Banka, ka dërguar ekspertët e saj për të shikuar këto çështje, gushtin e kaluar, të cilët pastaj kanë rekomanduar një hetim të plotë për këtë rast.

Paneli inspektues duke dëgjuar banorët e Hades I Foto: BIRN
Paneli inspektues duke dëgjuar banorët e Hades I Foto: BIRN

Paneli i Inspektimit i Bankës, i cili është një mekanizëm i pavarur në kuadër të Bankës Botërore, vizitoi Kosovën në fund të janarit për të parë të metat e mundshme, gabimet ose neglizhencat në këtë operacion.

Komisioni u takua me të gjitha palët e interesuara në procesin e zhvendosjes dhe raporti i tyre pritet të publikohet në pak muaj.

“Ne kemi dokumentuar atë që kemi parë dhe do të jetë në raportin tonë”, Gonzalo Castro de la Mata, kryetari i panelit, tha për BIRN-in.

Gjithashtu, edhe disa organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare kanë shikuar këtë çështje.

Edhe Banka Botërore po fajësohet

Disa fajësojnë Bankën Botërore, si dhe qeverinë për dështimin për të siguruar kushtet e duhura të zhvendosjes, dhe si pasojë nga kjo situatë e krijuar, banorët e Hades kanë vuajtur.

Dy OJQ të Kosovës, Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP dhe Konsorciumi i Shoqërisë Civile të Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, ka kërkuar nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur për të verifikuar nëse planet e zhvendosjes së pavullnetshme përmbushin standardet ndërkombëtare.

Theodor Downing, president i një organizate nga SHBA-të, e quajtur “Rrjeti ndërkombëtar për zhvendosje dhe rivendosje”, e cila organizatë bën fushata kundër varfërimit të njerëzve si rezultat i zhvendosjeve dhe rivendosjeve, kritikon përfshirjen e Bankës Botërore në procesin në Kosovë.

“Menaxhmenti i Bankës Botërore kanë keq orientuar agjencitë dhe ligjvënësit e Kosovës në përgatitjen e një udhëzuesi në përputhje me ligjin, politikat dhe institucionet për të udhëhequr zhvendosjen e parashikuar,” thekson raporti 48-faqesh i Downing, i publikuar në shkurt të vitit 2014.

“Qeveria veproi me dëshirë në përputhje. Gabime të shumta janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen”, shtoi raporti.

Në raportin e tij, Downing ka identifikuar një numër të metash dhe gabimesh të bëra në lidhje me zhvendosjen e fshatarëve të Hades.

Raporti thotë se përgatitja e projektit ka mbivlerësuar kapacitetet institucionale të qeverisë së Kosovës dhe se kostoja e zhvendosjes së pavullnetshme është llogaritur gabim, gjithashtu.

“Analizat tregojnë se korniza e propozuar e politikave të zhvendosjes është pak më shumë se një maskim i dobët, plani i kompensimit monetar që ndjek nga afër modelet e dështuara të ish-kompanisë minerare në pronësi të qeverisë”, thuhet në raport.

“Menaxhmenti i Bankës dhe qeveria janë përgjegjëse për ndërtimin e një sistemi jo të besueshëm mbrojtëse që do të shkaktojë vonesa dhe kosto të shtuar për projektin e KPP-së.

“Vendimet e tyre të gabuara kanë rritur, në vend se të ulin, rreziqet financiare, mjedisore, sociale dhe shëndetësore të Kosovarëve”, shkruan në raport.

Banka Botërore në të kaluarën ka kundërshtuar pretendimet se në njëfarë mënyre ata kanë kontribuar në këto vuajtje në Kosovë. Gjithashtu thuhet se zhvendosja është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme minerare në Kosovë, dhe nuk është rezultat i projekteve të mbështetura nga Banka Botërore.

Banka ka refuzuar të komentojë mbi raportin e Downing derisa të jenë gati hetimet e tyre dhe raporti që del nga ky hetim.

“Çështjet që ju keni ngritura aktualisht janë subjekt i një rasti të vazhdueshëm të Panelit të Inspektimit. Banka nuk komenton në rastet që janë nën shqyrtim të Panelit të Inspektimit”, tha, Heather Worley, nga zyra e marrëdhënieve me publikun dhe komunikim në Bankën Botërore.