PDK zgjodhi kryetarët e Degëve në Gjakovë dhe Deçan

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendet zgjedhore për kryetarë të degëve dhe strukturat tjera drejtuese në komunat e Gjakovës dhe Deçanit.

Në kuvendin zgjedhor të degës në Gjakovë, delegatët votuan për kryetar, me shumicë votash, Hajdar Beqajn.

Kuvendi zgjedhor në Gjakovë po ashtu ka zgjedhur me votë edhe 71 anëtarë të Këshillit Drejtues dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore të PDK-së.

PDK të shtunën po ashtu ka mbajtur Kuvendin zgjedhor në degën e Deçanit ku me shumicë votash kryetar i degës u zgjodh Bujar Kukleci dhe po ashtu u zgjodhën anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën qendrore.