Foto: PDK - Dega në Prishtinë/Facebook

PDK tallet me Shpend Ahmetin (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prishtinë ka publikuar një video ku shihet një person duke lundruar me një varkë të vogël te nënkalimi në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Në video shihet po ashtu sasia e madhe e ujit që pamundëson lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë e rrugës në anën tjetër përmes nënkalimit, i cili është i mbushur me ujë.

Për mundësinë e lundrimit me barkë në këtë nënkalim, PDK e ka “falënderuar” kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“E falenderojmë Shpend Ahmetin për transportin më të ri publik në kryeqytet. Tashmë mund të bëni rafting në kanionin e Emshirit në Prishtine dhe atë falas”, thuhet në postimin e PDK-së – Dega në Prishtinë.