PDK kërkon ‘hetim të thellë’ të aferës ku përmendet emri i Kadri Veselit (VIDEO)

PDK ka kërkuar hetim të thellë se si ka arritur deri te parashkrimi i lëndës në rastin Fajde, ku të përfshirët në këtë rast kanë apostrofuar emrin e kryparlamentarit Kadri Veseli.

Kështu tha ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, në emisionin Argument Plus në TV21.

Ai tha se garanton që Veseli nuk ka asnjë lidhje me personat e kësaj afere kriminale, ndërsa e fotot  e protagonistëve të kësaj afere me struktura e PDK-së janë foto të rastit të bëra gjatë fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme të partisë.

“Nuk do ta heshtim këtë rast derisa të zbardhet e vërteta: kush janë njervzit që e kanë mbështetur këtë krim të organizuar, a janë në Polici, a janë në Prokurori, a janë në gjyqësor, a janë në politikë? Ku janë? Kush janv ata njerëz?”, tha ministri Tahiri.