PDK-ja në Rahovec do të udhëhiqet sërish nga Idriz Vehapi

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku me vota të fshehta zgjodhën për kryetar, Idriz Vehapin.

Kuvendi zgjedhor ka zgjedhur dhe 61 anëtarë të këshillit drejtues dhe 16 anëtarë për konventën qendrore.

Idriz Vehapi e ka paraqitur një raport pune në mes të dy kuvendeve. Ai ndër të tjera ka thënë se PDK mbetet subjekti më i konsoliduar në Rahovec.

Po ashtu, ai ka potencuar se PDK në zgjedhjet e ardhshme do të qeveris përsëri në Komunën e Rahovecit.

Punimet e këtij kuvendi, i ka përshëndetur zv.kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se PDK si gjithë andej Kosovës dhe në Rahovec në çdo fshat dhe qytet ka mbajtur një proces zgjedhor fer, të lirë dhe demokratik.