Foto: Ilustrim

Pazarin e Pompës së Karburanteve e Humbë në Bastore

Policia ka njoftuar se dje pasdite ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas ankesës së menaxherit të pompës së derivateve, i cili ka raportuar se punëtori i tij ka marrë pazarin ditor prej 2,500 euro dhe i ka harxhuar në bastore.

Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë.

Këtë rast, Policia po e trajton si keqpërdorim i besimit.

KALLXO.com ka raportuar në fillim të muajit për rastin e dënimit të arkatarit të kompanisë “Devolli Grup”, i cili shumën prej 715 mijë eurove në vend që ta depononte në bankë e ka humbur duke luajtur në bastore.

http://kallxo.com/3-vjet-burg-per-pervetesim-te-paligjshem-te-715-mije-eurove/