Ferid Agani - Foto: Facebook

Pasuria e Ministrit të Dorëhequr

Sipas regjistrit të deklarimit në AKK, Ministri Agani deklaroi pasuri në vlerë të përgjithshme 292 mijë e 891 euro.

Pasuria e paluajtshme e deklaruar e ish ministrit ka vlerën 225 mijë euro, apo 65 mijë euro më pak se në deklarimin e vitit 2015.

Këtë zvogëlim të pasurisë së paluajtshme Agani e arsyetoi në formular me dhënien në pronësi të banesës në vlerën e 65 mijë eurove vajzës së tij.

Ngjashëm si një vit më parë, Agani deklaroi se posedon pasuri të luajtshme në vlerën e 10 mijë eurove. euro.

Të ardhurat vjetore ish ministri Agani i ka deklaruar në vlerën e 48 mijë e 091 eurove. Ku prej tyre nga paga si ministër i MMPH-së, 17 mijë e 336 euro dhe nga puna në profesionin e tij Agani ka deklaruar të ardhura 30 mijë e 754 euro.

Të ardhurat  vjetore nga paga e  bashkëshortes Agani ka deklaruar se janë 9 mijë e 800 euro.

Ferid Agani i kërkoi Kryeministrit Mustafa më që ta lirojë nga detyra e ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor para gjshtë ditësh, pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë në Rastin “Stenta”.

Kryeministri e liroi nga detyra Aganin para tri ditësh.

http://kallxo.com/ferid-agani-lirohet-nga-detyra/