Pasuria e kryetarit të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj

Isni Kilaj është zgjedhur kryetar i PDK-së në komunën e Malishevës, ndërsa në të njëjtën kohë është zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës.

Ai ka qenë dhe Zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe po ashtu zëvendësministër i Ministrisë së Financave.

deklarimin e pasurisë për vitin 2017, ai ka deklaruar se ka 190 mijë euro pasuri të paluajtshme, një tokë në vlerë 100 mijë euro, një tokë bujqësore në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi banimi prej 250 metra katror në vlerë 30 mijë euro, të gjitha këto i ka deklaruar se i ka në pronësi të fëmijëve të tij.

Te pasuria e luajtshme ai ka deklaruar se ka një veturë në vlerë 8 mijë euro, në pronësi të përbashkët.

Para të gatshme zëvendësministri Kilaj ka deklaruar se i ka 2 mijë euro në bankë.

Kurse të hyrat vjetore kapin shifrën e 14 mijë eurove, në kohën kur ishte zëvendësministër i Financave.

Në mandatin 2009-2013, Kilaj ka qenë edhe kryetar i komunës së Malishevës, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013 për kryetar të komunës ishte eliminuar në raundin e parë të zgjedhjeve duke mos arritur as garën e balotazhit.

https://kallxo.com/isni-kilaj-rizgjidhet-kryetar-i-pdk-se-ne-malisheve/