Miradije Kelmedin

Pasuria e Kryeinspektores së Policisë së Kosovës, Miradije Kelmendi

Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar dje se Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka emëruar Miradije Kelmedin, Kryeshefe ekzekutive të Inspektoratit Policorë të Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e IPK-së, Miradije Kelmendi në deklarimin e pasurisë për vitin 2018 ka deklaruar 16 mijë euro para të gatshme të deklaruara nëpër institucione bankare.

Kelmendi  në pasurinë e saj të  luajtshme ka deklaruar se zotëron një veturë Peugeot të cilën e ka vlerësuar me tetë mijë euro.

Kryeshefja e IPK-së ka deklaruar se zotëron pasur të paluajtshme me vlerë 10 mijë euro. Në pasurinë e paluajtshme Kelmendi ka llogaritur një shtëpi banimi, një oborr dhe një objekt.

Të gjitha këto pasuri të paluajtshme Kelmendi i ka deklaruar me pronësi të përbashkët.

Ajo deklarimin e ka bërë si Ushtrues e Detyrës së Kryeshefit ekzekutiv të IKP-së.

Në deklarimin e saj të pasurisë,  Kelmendi ka deklaruar të  ardhura vjetore 12 mijë e 588 euro, nga të cilat 12 mijë e 120 euro janë nga paga e saj, dhe 235 euro nga mëditjet zyrtare.

Ndërsa 233 euro janë të ardhura nga pensioni i prindit.