Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Pas Veselit, Haradinaj nuk Ndryshon Qëndrim Ndaj Speciales

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale.

Ai tha se qëndrimi i tij dhe i AAK-së, ka qenë është dhe do të mbetet kundër.

“Nëse më pyesni mua dhe aleancën ju e dini qëndrimin tim. Kemi votuar kundër, nëse vjen sot votojmë kundër nesër po ashtu”, tha Haradinaj, duke shtuar se e respektojnë iniciativën e deputetëve.

Haradinaj, këtë koment e bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

http://kallxo.com/haradinaj-takon-shpend-ahmetin-dyer-te-mbyllura/

Dje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte shkruar një letër lidhur me,  Gjykatën Speciale, të cilën Haradinaj tha se e ka lexuar, ndërkaq që qëndrimi i tij mbetet kundër.