Pas vdekjes së basketbollistit, flet kryetari i Federatës së Basketbollit

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë basketbollisti i Kosovës, Gazmend Sinani.

Në aksidentin, në të cilin ka ndërruar jetë Sinani kanë qenë të përfshirë edhe katër pjesëtarë tjerë të reprezentacionit të Kosovës, si Granit dhe Fisnik Rugova, Altin Morina dhe Kujtim Shala.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e cilësoi vdekjen e Sinanit si një humbje mjaftë të madhe sa i përket basketbollit Kosovar, ai ishte mjaftë i mërzitur me faktin se Sinani nuk do të jetë më në mesin tonë.

“Vërtetë e dhimbshme, vërtetë tragjike, po u konsultohesha me kolegët më herët për të parë nëse na kujtohet një rast i tillë, do të thotë që një basketbollist aktiv i çfarëdo klubi apo i kombëtares na ka ndërruar jetë kështu gjatë përgatitje për arsye se ai ka qenë në përgatitje me kombëtaren tash java e dytë në përfundim, siç e keni marrë veshë edhe nga komunikata jonë që është lëshuar në orët e hershme të mëngjesit, ne na është bërë e ditur diku bash në orët e para të ditës së sotme që një aksidentet të cilën kanë qenë të përfshirë katër lojtar tonë edhe fizioterapeutin, aksident i vetë aksidentur i cili ka ndodhë në Gjakovë ku ka qene reprezentacioni i bazuar do të thotë në afërsi të hotelit brenda zonës urbane të Gjakovës. Me të marrë këtë informatë menjëherë kemi dalë në Prishtinë dhe në Gjakovë i kemi dërguar në spital të Gjakovës njerëzit tanë të federatës që vinë nga Gjakova na u bë ditur ky lajmë që Gaz Sinani nuk është më me ne dhe që katër personat tjerë që kanë qenë në veturë me Gazin kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Fetahu.

Kryetari i FBK-së njoftoi se prej të gjithë të lënduarve në këtë aksident vetëm Graniti është liruar për mjekim të mëtejmë në shtëpi.

”Fisnik është me dy lëndime relativisht serioze, do të thotë asnjëri nuk është në rrezik për jetën në bazë të informatave zyrtare të cilat po i marrim nga personat kompetent, ndërsa do të thotë edhe Kujtim Shala fizioterapeuti ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor dhe në kokë dhe Altin Morina i cili ka qenë vozitësi në këtë rast lojtari i ri i, i sapo inkuadruar në reprezentacion, ai nuk ka lëndime serioze, serioze sigurisht por jo të rrezikshme për jetën e tij. Ai vazhdon të mjekohet në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë në Qendër Klinike Universitare këtu në Prishtinë”, përfundoi Fetahu.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grup-moshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grup-moshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.

Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

Familja e të ndjerit ka hapur dyert për ti ngushëlluar, por ata nga dhimbja e madhe që kishin nuk ishin në gjendje të flasin para kamerave tona, ndërkaq ata njoftuan se varrimi i basketbollistit Gazmend Sinani do të bëhet sot më 23.06.2018 (e shtunë) në ora 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./RTV21