Dy kryetarë komunash të partisë së Haradinajt me peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Pas Komunës së Suharekës e cila ka dalur me iniciativë kundër Ligjit për Lojërat e Fatit, kësaj iniciative i është bashkangjitur edhe Komuna e Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka bërë të ditur se pret që të gjithë qytetarët e Rahovecit ta nënshkruajnë peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojëra të Fatit.

“Në përkrahje të plotë të iniciativës së kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për peticionin rreth shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit! Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku. Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë! Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona”, ka shkruar Latifi në profilin e tij në Facebook.

https://kallxo.com/vrasja-ne-kazino-suhareka-fillon-peticionin-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/

www.kallxo.com