VIDEO: Shi i madh, kujdes gjatë vozitjes në autostradë!

Një rrebesh i madh shiu ka përfshirë zonën në fshatrat e Malishevës që gjenden përskaj autostradës “Ibrahim Rugova”.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të bëra pak minuta më parë nga autostrada në zonën e fshatit Bellanicë.

Siç tregojnë pamjet, kjo zonë është përfshirë nga një rrebesh i madh shiu.

Për shkak të shiut të dendur është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Prandaj, shoferëve u kërkohet të bënë kujdes gjatë vozitjes.