Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Pas raportimit të KALLXO.com, ngritet aktakuzë ndaj shefit të prokurimit në Prizren

Prokuroria e Prizrenit sot ka ngritur aktakuzë ndaj shefit të zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit.

Lidhur me këtë rast në shkurt të këtij viti, KALLXO.com pasi raportuar se si Komuna e Prizrenit e ka zbatuar një kontratë ndonëse e njëjta ishte e kundërligjshme.

Mytaher Haskuka zbaton kontratën e kundërligjshme të Ramadan Mujës

Sipas Prokurorisë së Prizrenit Isa Osmankaj në cilësi të personit zyrtar si shef i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në bazë të aktakuzës i akuzuari prej muajit maj 2017 deri në maj të 2018-ës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, nuk i ka përmbushur kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Aktakuza përshkruan se i akuzuari Isa Osmankaj, me dije e ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi që duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e kishte shpallur nule ose jo ekzistente.

Sipas Prokurorisë në këtë mënyrë, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358,039.06 euro, nga e cila kontratë deri me datën e kryerjes së ekspertizës janë realizuar punë në vlerë prej 163,254.72 euro.

21 Maj 2019 - 09:54

Blerta Iberdemaj 21/05/2019 - 09:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend