ARKIV - Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka prerë asfaltin në pjesët e dëmtuara të rrugës – Foto: KALLXO.com

Pas Raportimit të KALLXO.com Fillon Rregullimi i Rrugës

Dy javë me parë rruga që çon nga Peja për në Grykë të Rugovës ishte përplot gropa.

Për gjendjen e keqe të kësaj rruge, e cila shpie drejt bukurive përrallore të Rugovës dhe mosmarrjen e masave nga institucionet përkatëse, KALLXO.com raportoi dy javë me parë.

Kështu, raportimi në KALLXO.com i ka shtyrë institucionet përkatëse të marrin masa për meremetimin e rrugës, e cila frekuentohet nga turistë të shumtë që i mësyjnë zonës.

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka dalë në terren dhe ka prerë asfaltin në pjesët e dëmtuara dhe së shpejti fillon arnimi apo mbulimi me asfalt.

Kështu dukej rruga drejt Grykës së Rugovës dy javë më parë – Foto: KALLXO.com

KALLXO.com të mërkurën e kaluar raportoi edhe për dëmtimin e rrugës Drelaj-Koshutan, e cila u përurua vjet nga organet komunale.

Edhe për ketë rrugë, që kushtoi 900 mijë euro, zyrtarët komunalë premtuan së do marrin masa t’i sanojnë dëmet.

http://kallxo.com/nje-vit-nuk-reziston-rruga-ne-rugove/