Avni Ajdini, kryetar i BSPK-së

Pas qeverisë, BSPK kërkon rritje rrogash

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po kërkon rritje të rrogave për punëtorët publik në përputhje me rritjen e rrogave në Qeverinë e Kosovës.

Ata përmes një njoftimi kanë thënë se diferenca në mes të rrogave të kabinetit qeveritar të cilët me vendim të qeverisë do të marrin rroga më të mëdha

“BSPK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme që të rriten edhe pagat e pjesës tjetër të punëtoreve të mbetur jashtë ngritjeve të pagave, sepse diferencat e krijuara mes pagave ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara”, thuhet  në njoftim.

Ata po ashtu thanë se janë të pakënaqur me rritjen e pagave që është bërë për shërbyesit civil që është bërë në fillim të këtij viti.

“Andaj, në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që  të bëhet rritja e pagave edhe për pjesë tjetër të punëtorëve, të cilët në fillim vit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës sot riktheu vendimin për rritjen e pagave pas një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese që tha se ky vendim nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

https://kallxo.com/qeveria-rikthen-vendimin-per-rritjen-e-pagave/