Pas Prishtinës, edhe Mitrovica stoliset me flamuj të Amerikës

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në pjesë të ndryshme të qytetit kanë vendosur flamujt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sipas njoftimit, flamujt janë vendosur si shenjë falënderimi për të treguar përkrahjen që ka dhënë vazhdimisht SHBA-ja, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, një ditë para votimit për krijimin e saj.

“Mbështetjen më të madhe për formimin e forcave të armatosura të Kosovës e ka dhënë SHBA-ja, po ashtu ambasadori i sapoemëruar amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, këto ditë ka deklaruar se Uashingtoni konsideron se Kosova duhet të ketë ushtri të veten”, është thënë në një postim në rrjetin social “Facebook” të Komunës së Mitrovicës.

Tri projektligjet që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës pritet të votohen në seancën e nesërmen të Kuvendit të Kosovës.

KALLXO.com dje ka raportuar se janë vendosur flamuj amerikanë rrugëve dhe shesheve të Prishtinës gjatë është bërë pas marrjes së lajmit që Kosova ka avancuar në korporatën ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’.

https://kallxo.com/flamujt-e-amerikes-ne-prishtine-shkaku-i-avancimit-te-kosoves-ne-sfidat-e-mijevjecarit/