Përplasja mes deputetëve Bekim Haxhiu dhe Driton Selmanaj – Video

Kuvendi i Kosovës në pikën e rendit të ditës Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017, nuk ka arritur ende të votohet.

Gjatë debatit ka pasur përplasje mes deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ashtu si deputetët  tjerë të PDK-së, nuk e ka mbështetur këtë pikë të rendit të ditës, që sipas tij nuk është çështje për Kuvendin e Kosovës, por për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Kjo pikë nuk është për kuvend po befasohem edhe me propozuesit… S’është kjo për këtu, nuk kem çka me trajtu këtu, këta duhet me adresu në asamblenë, nëse keni parë elemente të veprës penale i adresoni ato edhe në organet kompetente nëse e keni guximin. Këtu Driton po më bind që kur ja ki fillu politikës ambiciet i ki pas për asamblist por rastësisht je bo deputet. Po do me shndërruar kuvendin, për tema për gjithçka”, ishin disa nga fjalët Haxhiut drejtuar Selmanajt.

Ndërsa, deputeti Selmanaj ka replikuar se kjo ka ardhur si kërkesë prej deputeteve më parë, që edhe ndërmarrjet publike me qenë objekt i auditimit.

“Po me duket vetja më shumë si profesor i këtyre sesa politikan, sepse po duhet me i informu prapë se nuk po dinë çka po them unë. Nuk kanë pasur qysh me ardhë raportet e tilla se nuk ka pas auditime prej zyrës kombëtare të auditimeve për ndërmarrje, nuk ka mund me ardhë si objekt i auditimit më parë kur ZKA-ja nuk ka bërë një punë të tillë, në momentin kur kanë fillu me e bë këtë, ne jemi duke u munduar ta trajtojmë këtë çështje”, u përgjigj deputeti i LDK-së.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

23 Nëntor 2018 - 12:44

Xheneta Murtezaj 23/11/2018 - 12:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend