Pas një viti vonesë, Presidenti dekreton anëtarët e KQZ-së

Pas një viti bllokadë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në listën e tetë anëtarëve janë emëruar dy përfaqësues të LDK-së dhe VV-së, edhe pse presidenti në fillim kishte pasur dilema.

“Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq”, thuhet në Komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Emërimi i anëtarëve të ri erdhi pak ditë pas reagimit Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë(ShBA) e cila i  ka bërë thirrje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të bëjë emërimin e përfaqësuesve të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve(KQZ).