Ilustrim

Pas mosmarrëveshjes e godet me veturë, veturën e një tjetri

Një person është arrestuar dje nga ana e policisë në Prishtinë për veprën penale sulm.

Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale me një person tjetër, ka goditur veturën e këtij të fundit.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.