Foto: Atdhe Mulla

Pas dy orësh debat, arrihet konsensus mes pozitës e opozitës

Pas mbi dy orë diskutimesh mes pozitës dhe opozitës, dy palët kanë arritur konsensus që projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të kryhehet brenda korikut.

Pas shumë mos-pajtimeve mes pozitës dhe opozitës, ministri i Drjetësisë, Abelard Tahiri tha se janë marrë vesh që projektligji të kaloj në lexim të parë dhe në lexim të dytë para se kuvendi të shkoj në pushim vjetor.

“Propozojmë që në seancën e radhës t’jetë pjesë e rendit të ditës dhe u dakorduam që brenda muajit korrik së bashku ministria me komisionin (për legjislacion) ta bëjë amandamentimin”, tha ai.

Tahiri tha se kanë gatishmëri që para seancës së radhës, që do të mbahet më 9 korrik, të takojnë komisionin për legjislacion dhe deputetët vec e vec për të marrë propozimet e tyre.

Më pas, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, pasi pyeti a ka kundër, dhe askush nga deputetët nuk reagoi, konstatoi se “propozimi është i pranueshëm për të gjitha grupet parlamentare”.

Ai tha se data kur do të mbahet seanca është 9 korrik, në të cilën ky projekligjt shqyrtohet në lexim të parë, ndërsa seanca tjetër kur i njëjti shkon në lexim të dytë, do të caktohet nga kryesia, por do të mbahet brenda korrikut.

Ligjvënësit shkuan në pauzë deri në orë 14:00.

https://kallxo.com/opozita-kunder-shqyrtimit-me-urgjence-te-projektligjit-per-dhomen-e-posacme-te-supremes/