Pas Ditës së Tokës, Një Lagje e Kryeqytetit e Mbushur me Mbeturina (FOTO)

Aksionet e pastrimit në Ditën e Tokës si duket nuk prekën të gjithë pjesët e Kryeqytetit të Kosovës.

Disa fotografi të dërguara nga qytetarët në KALLXO.com shfaqin lagjen ‘Kalabria’ të mbushur me mbeturina.

Në fotografitë e mëposhtme mund të shihni mbeturinat nga ndërtimi si dhe qese e shishe plastike të hedhura në tokë.