Pas aksionit në veri, Agim Bahtiri apel qytetarëve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka përshëndetur aksionin e mëngjesit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Përshëndes aksionin e Policisë së Kosovës të kryer sot në veri. Policia po tregon se është në gjendje gjithmonë t’i kryej detyrat e saj me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri u ka bërë apel të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në veri të vendit, që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve, siç tha ai, të qarqeve të ndryshe dashakeqe.

“Edhe njëherë po ju bëj apel qytetarëve serb të Kosovës që kanë paralajmëruar protestë për sot, që të protestojnë në mënyrë të paqësore dhe të mos bëjnë veprime tjera, sepse ato nuk i duhen askujt. Në të kundërtën Policia do të ndërhyj prapë për të siguruar stabilitet dhe respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Bahtirit.