Foto: Kaqusha Jashari,Facebook

Partia e Kaqusha Jasharit marrëveshje politike me Grupin e Deputetëve të Pavarur

Partia Social Demokrate e Kosovës (PSDK) e cila drejtohet nga Kaqusha Jashari ka nënshkruar marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur gjatë ditës së premte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari në rrjete sociale.

“ Në kafe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes  PSD (Partisë Socialdemokrate) dhe GDP-së ( Grupit të Deputetëve të Pavarur) për të vazhduar bashkë”, ka shkruar Jashari.

Grupi i Deputetëve të Pavarur pritet që shumë shpejt ta themelojë subjektin e tyre politik. Ditë më parë në një konferencë për media ata kanë prezantuar deklaratën e parimeve.

KALLXO.com ka raportuar që deklarata e parimeve të GDP ka për qëllim definimin e mendimit politik dhe shtetëror të tyre.

Grupi i Deputetëve të Pavarur u krijua në muajin mars nga të pakënaqurit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndarja e tyre është parë edhe në ulëset e reja që kanë zënë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët të cilët e përbëjnë këtë grup janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

04 Maj 2018 - 15:22

Qëndresë Mustafa 04/05/2018 - 15:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend