Partia e Haradinajt:Taksa vazhdon edhe pas propozimit të Kadri Veselit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, nuk e ka komentuar propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e taksës ndaj Serbisë për 120 ditë.

Ai në një prononcim për KALLXO.com tha se nuk i komenton deklaratat e Veselit, porse sipas tij taksa do të mbetet në fuqi.

“Nuk i komentojmē deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, tha Isufi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se në mënyrë që të mos prishen raportet me ShBA-në dhe BE-në, taksa do të duhej të pezullohej për 120 ditë..

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/

Kurse, pak para tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte publikuar 5 kushte të tij për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe e boshnjake.

https://kallxo.com/5-kushtet-e-haradinajt-per-heqjen-e-takses/

www.kallxo.com