Parregullsitë në zgjedhjet për drejtor të Gjinekologjisë

Doktoresha Vlora Ademi Ibishi njëra nga kandidatet me përgatitjen më të lartë akademike e shkencore thotë se ardhja në krye të Klinikës së Gjinekologjisë të  Jakup Ismajlit, një personi pa përgatitje të kërkuar është jo e drejtë.

Ajo për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se  parregullësitë në konkurs kanë qenë evidente.

Si pjesëmarrës mund të konsideroj se ka pasur parregullësi, fillimisht është thirur kandidati që me udhëzimin administrativ për konkursin publik është dashur të bëhet një listë vetëm me kandidatët që i plotësojnë kushtet në këtë rast ka ndodhur e kundërta janë thirur të gjithë kandidatët i plotësuan apo jo kushtet: tha ajo.

Sipas saj nuk është vetëm kjo parregullësitë, ajo thotë se parregullësitë kanë vazhduar edhe gjatë testimit.

“Fillimisht procedura ka filluar pa prezencën e anëtarit të dytë të komisionit i cili është vonuar gjysmë ore, përpos kësaj ka pasur edhe parregullësi tjera ka qenë mbushja e testeve me laps grafik pra nuk është përdor stilolapsi, nga komisioni nuk është paralajmëruar se ndalohet përdorimi i mjeteve elektronike si telefoni dhe nuk është ndaluar gjatë procedurës së testimit. Të gjitha këto e bëjnë një test jovalid” tha ajo.

Vlora Ademi Ibishi ka dy nivle më të larta të shkollimit sesa Ismajli. Ajo është gjinekologe dhe asistente e rregullt në Katedrën e gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë është edhe doktor i shkencave mjekësore. Ademi Ibishi është shpallur studente e dalluar nga Dartmouth Medical School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (insert certificata), ajo është pajisur me një certifikatë europiane për njohuri në kompjuter, ajo ka të publikuar punime shkencore në databazën skopus, është edhe bashkëautore e rrëfyesit nacional për hemoragjinë primare pas lindjes e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.