Pasaporta shqiptare - Foto: REL?Reuters
Parlamenti i Holandës voton për rikthimin e vizave për shqiptarët
16.4.2019 - 19:37
Parlamenti holandez ka votuar sot për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë.
Ky veprim u ndërmor siç thuhet për shkak të shtimit të kriminalitetit nga mafiozët shqiptarë në këtë vend.
Pas këtij vendimi të Parlamentit, tani Qeveria holandeze do t’i drejtohet Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë çështje e ka Bashkimi Europian.