Parku i Gjilanit në gjendje të mjerë (FOTO)

Parku i qytetit në Gjilan, mbrapa sallës së sporteve, është në gjendje shumë të keqe.

Disa fotografi të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com tregojnë ulëse të shkatërruara, mbeturina të shumta dhe shihet se nuk ka asnjë përkujdesje.

Ky park shfrytëzohet nga qytetarë të shumtë të këtij qyteti gjatë fundjavës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: