Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizi ndërmjet 15 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius.

Poashtu IHMK bën të ditur se Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Mot i njëjtë në vendin tonë parashihet të mbizotërojë edhe ditën e mërkurë.