Paralamenti Evropian voton kundër ndërrimit të orës nga viti 2021

Deputetët në Parlamentin Evropian votuan kundër praktikës së ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë nga viti 2021.

Vendet e BE-së që vendosën të mbajnë kohën e tyre të verës duhet të bëjnë ndryshimin e fundit të orës në të dielën e fundit të marsit 2021, njofton Parlamenti Evropian. 

Ndërkaq, ata që preferojnë të mbajnë kohën standarde (dimërore), mund të rregullojnë orët për herë të fundit në të dielën e kaluar në tetor 2021, thotë projektligji i miratuar nga eurodeputetët me 410 vota në favor, 192 kundër, 51 abstenime.

Deputetët mbështetën propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës, por votuan për të shtyrë datën nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Deputetët gjithashtu duan që vendet e BE-së dhe Komisioni të bashkërendojnë vendimet për të siguruar që aplikimi i kohës së verës në disa vende dhe koha e dimrit nuk e prish tregun e brendshëm.

Nëse Komisioni konstaton se rregullimet kohore të parashikuara në mënyrë të konsiderueshme dhe se pengojnë funksionimin e duhur të tregut të përbashkët, mund të paraqesë një propozim për shtyrjen e datës së zbatimit të direktivës për një maksimum prej 12 muajsh, thuhet në projektligjin e miratuar.

Projektligji i miratuar është qëndrimi i Parlamentit për negociatat me ministrat e BE-së mbi formulimin përfundimtar të rregullave.

Duke ju përgjigjur iniciativave të qytetarëve, në shkurt të vitit 2018, Parlamenti i kërkoi Komisionit të vlerësonte direktivat për rregullimet e orarit të verës dhe, nëse ishte e nevojshme, të paraqiste një propozim për rishikimin e direktivës.

Pas vlerësimit, i cili mori mbi 4.6 milionë reagime, nga të cilat 84% ishin në favor të përfundimit të ndryshimeve të orës, dhe Komisioni paraqiti propozimin, i cili tani do të duhej të miratohej nga Parlamenti dhe ministrat e BE-së.