Foto: Ilustrim

Paralajmërohet protestë kundër hidrocentraleve në Lepenc

Më 1 korrik është planifikuar të mbahet protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Lepenc.

Protesta e cila është thirrur përmes një ngjarje në Facebook thuhet se do të jetë paqësore.

“Do të bllokohet rruga magjistrale Prizren-Doganaj në fshatin Biti e Poshtme për 30 minuta me fillim nga ora 11:00.

Pjesëmarrja masive në këtë protestë e banorëve të trevës sonë dhe të gjithë ambient-dashësve, është e domosdoshme për të ruajtur lumin Lepenc nga shkatërrimi dhe shpërnguljen e banorëve si pasojë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se edhe organet e rendit janë njoftuar me agjenden dhe qëllimin e protestës.