Paralajmërohet ndërprerje e ujit për 4 ditë në lagjen 'Dardania' në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Dardania” në kryeqytet se duke filluar nga dita e sotme e deri ditën e shtunë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën,, Robert Dol,, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Sipas komunikatës, gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.