Fehmi Mujota e pati të lehtë ambientimin në ministri
Zëvendësminsitri në Ministrinë e Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë se e ka pasur të lehtë përfshirjen në agjendat politike dhe projektet e ministrisë për shkak se ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj ministrie.
Ai ka thënë se pas njohjes me kabinetin e ministrit, ndarjes dhe caktimit të agjendave menaxhuese është angazhuar nga fillimi në implementimin e projekteve prioritare, planifikimin buxhetor dhe afatin e realizimit të projekteve.
Zëvendësministri Mujota, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka thënë se ka ka përcjellë nga afër projektet e shumta të realizuara, projektet në realizim e sipër si dhe fillimin e projekteve të reja që do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
“Pas kësaj periudhe, tani aktualisht jemi në prag të vazhdimit të shumë projekteve me rëndësi nacionale dhe fillimit të projekteve të reja me rëndësi lokale, regjionale dhe nacionale. Për çka jam i angazhuar me kapacitet të plotë në menaxhimin, mbikëqyrjen e realizimit të suksesshëm të këtyre projekteve në kuadër të programit vjetor të Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Mujota në raportin e tij.
Mujota ka raportuar se ka përcjellur projektin e autostradës Prishtinë – Han i Elezit dhe përgatitjet për instalimin e Sistemit të ITS (Intellegent System of Transport), bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, programin e rehabilitimit të rrugëve nacionale dhe regjionale, etj.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Idriz Selimaj.
KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.
Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Faton Thaçi.
Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:
Zëvendësministri i raporton Haradinajt se e vizitoi urën në Kaçanik
Telashet e zëvendësministrit me reshjet e shiut
Zëvendësministri që përdor Ë-të vend e pa vend
Ali Berisha e llogarit punë vizitën në Spitalin e Pejës
Zëvendësministri që bën gazetarin në raportin e tij, e citon veten
Zëvendësministri lëvdohet tek Haradinaj për punën e antidrogës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme raporton 29 vizita
Anton Berisha i ankohet Haradinajt, Behgjet Pacolli po e favorizon bashkëpartiaken
Zëvendësministri që pushoi në muajin e parë të punës
Zëvendësministri: Kam qenë prezent në konferencën e kryeministrit Haradinaj
Zëvendësministri ndihet komod me karrigen
Zëvendësministri e raporton punë takimin me Ministrin
Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca
Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime
Zëvendësministri i dërgon kryeministrit ‘raport shkencor’ për ndotjen
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC
Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave
Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media
Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn
Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin
Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci
Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë
100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm
Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto
Zëndësministri me katër takime për 100 ditë
Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka
Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit
Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake
Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit
Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren
Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë
Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë
Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!
Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi
Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri
Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën
Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë
Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë
Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri
Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin
Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren
Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë
Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese
Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim