Foto-ilustrim

Paraburgim të dyshuarit për tentim vrasje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit,  duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.G. nga një fshat i  Komunës së Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Masa e paraburgimit prej një  muaji do ti  llogaritet prej kohës së arrestimit datë 27 korrik 2018  nga ora 18:30 minuta dhe  do të zgjasë deri me datën 26 gusht 2018.

Deri te masa e paraburgimit sipas Gjykatës Themelore në Prizren ka ardhur sepsee me datën 01.07.2018 rreth orës 12:10 minuta, në Prizren, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, këtu të dëmtuarin me iniciale L.N., dhe në atë rast me dashje vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, i dyshuari ka vepruar në  atë mënyrë që derisa i dëmtuari me iniciale  L.N. ka qenë në motoçikletë me shokun e tij me iniciale M.E. (ky i fundit si pasagjer), ndërsa vëllai i tij me iniciale M.N. në motoçikletë me T.L. (ky i fundit si pasagjer), duke shkuar në drejtim të pishinës “Gold Pol”, me ç ‘rast me të arritur te udhëkryqi paraqitet këtu i pandehuri, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e markës VË ”Vento” i cili me të vërejtur të dëmtuarin me iniciale L.N., kalon në shiritin e tyre, dhe niset me vrull në drejtim të tyre dhe godet motoçikletën të cilën e drejtonte L.N.

Gjithnjë sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, pastaj motoçikleta e të dëmtuarit godet motoçikletën e të dëmtuarit me iniciale M.N., me ç ‘rast M.E. dhe T.L., arrijnë të kërcejnë nga motoçikleta, derisa i dëmtuari L.N. dhe M.N. rrëzohen në tokë, ndërsa i pandehuri në këto momente sërish me veturën e tij lëvizë mbrapa me qëllim ta shkelë të dëmtuarin L.N. dhe arrin ta futë nën veturë dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Gjykatës në Prizren thekson se i dyshuari ka   qenë në arrati nga data kritike deri me datën 27 korrik 2018.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Prizrenit mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.