Drejtësia kosovare nuk ka bërë dallim mes të të zhgënjyerve që pretendojnë se kishin mbetur peng të ISIS dhe të dyshuarve më të rrezikshëm, duke i ndjekur ligjërisht pavarësisht rrethanave | Foto: KALLXO.com

Paraburgim të arrestuarve për përgatitje të veprave terroriste

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Isufi Makolli, u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim tre të arrestuarve, R.K, A.D. dhe L.M. të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këtyre tre të dyshuarve.