Foto-ilustrim

Paraburgim Prishtinasit që Gjuajti me Armë në Prizren

Nën dyshimin se ka përdorur armën e zjarrit, Gjykata e Prizrenit caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një qytetari nga Prishtina.

“Të pandehurit me iniciale M.B. nga Prishtina, i është caktuar një muaj paraburgim, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 03.11.2017, nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 03.12.2017”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës së Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Sipas Kicajt, i pandehuri dyshohet se më 01.11.2017 rreth orës 23:45,minuta, në rrugën “Flamuri”, afër Shkollës së Mjekësisë në Prizren, nga vetura  ka shtënë me armë zjarri  ndaj të dëmtuarit me iniciale D.D.

Në momentin e sulmit, i dëmtuari kishte qenë duke ndenjur në një lokal aty afër dhe me qëllim të qërimit të hesapeve në mes vete i dyshuari ndërmerr veprimin e tillë të kundërligjshëm duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë duke lëvizur në atë rrugë.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje me një të pandehur tjetër ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

07 Nëntor 2017 - 23:35

Petrit Kryeziu 07/11/2017 - 23:35
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend