Foto: KALLXO.com

Paraburgim presonit të dyshuar për dhunim

Gjykata e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Prokuroria pretendon se ekzistojnë arsyet e bazuara se po të gjendej në liri i dyshuari do të mund ta pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarin apo në dëshmitarë të rastit.

Prandaj duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, si dhe sjelljet e tij të mëparshme, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës ta caktojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Kjo kërkesë e Prokurorisë është aprovuar nga Gjykata, prandaj të dyshuarit i është caktuar paraburgimi në afat prej një muaji.