Gjykata Themelore e Pejës - Foto: KALLXO.com

 Paraburgim për tentimvrasje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë  ka caktuar masën e  paraburgimit ndaj të pandehurit A.T.

Sipas prokurorisë me datë 03.12.2018, në kafiterinë “Grand Jerina”, në fshatin Carrabreg, Komuna Deçan, me dashje dhe për motive ende të panjohura tenton t’i provojë nga jeta të dëmtuarit B.D dhe N.D.

Në ditën kritike pas një konflikti verbal brenda kafenesë mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, ku ndërhyn dëshmitari M.Z dhe i ndanë ndërsa, të dyshuarin e qet jashtë lokalit, pas pak minutash i njëjti futet prapë në lokal me armë në dorë dhe nga një distance prej 5-6 metrash shtie tri herë në drejtim të vendit ku ishin ulur viktimat por nuk arrin t’i qëllojë, e pastaj me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri A.T dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentative dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.