Paraburgim për të dyshuarit për vjedhje në “Western Union”

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka cakatuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy personave të cilët dyshohen se kanë vjedhur në njërën filiale të “Western Union” në këtë qytet.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve L. Sh. dhe D. K. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.06.2019, në ora 00:45 minuta, dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “ Isa Boletini”, në Gjilan”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës.

Tutje thuhet se me këtë veprim të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë”,

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund të i përsëritnin veprën.  Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, përfundon njoftimi.

KALLXO.com kishte raportuar se Policia në Gjilan i kishte arrestuar brenda natës të dyshuarit për vjedhjen në ‘Western Union’.

https://kallxo.com/policia-ne-gjilan-arreston-brenda-nates-te-dyshuarit-per-vjedhjen-ne-western-union/