Prokuroria: Makina e tërhoqi zvarrë për 19 metra 70 vjeçarin

Gjykata e Pejës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj vozitësit F.N, për shkak të dyshimit se ishte shkaktar i aksidentit në të cilin mbeti i vdekur 70 vjeçari K.SH.

Sipas prokurorisë 21 vjeçari F.N, derisa ishte duke lëvizur me veturë e kishte goditur këmbësorin K.SH i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur në Spitalin e Pejës.

Në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim thuhet viktima e aksidentit ishte tërhequr zvarrë për 19 metra pasi ishte goditur me veturë.

F.N. dyshohet se ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 70 km/h në zonën në të cilën shpejtësia ishte e kufizuar deri në 35 km/h.

KALLXO.com, kishte dhënë detaje gjatë natës kritike.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-me-fatalitet-ne-peje-2/