Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim për pesë gjilanasit e dyshuar për drogë

Prokuroria e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme, më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, ka ndaluar 5 persona, në mesin e tyre dhe një i mitur, për shkak të dyshimit se te të njëjtit janë gjetur 1 kilogramë e 57 gramë narkotikë të llojit ‘’Marihuanë’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit B.H., H.K., F.SH., M.A., dhe i mituri L.A., më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, në lagjen ‘’Muharrem Ibrahimi’’, në Gjilan, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar narkotikë, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tyre, të cilin e drejtonte i mituri L.A., janë gjetur 1095.7 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokuroria, sot ndaj tyre ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.