Paraburgim për Nënën që Dyshohet se Vrau foshnjën e Saj

30 ditë paraburgim i janë caktuar të pandehurës A.S. për vrasjen e foshnjës së saj nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

A.S. dyshohet se më datën 27.10.2017-të ka privuar nga jeta foshnjën e saj.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurës A. S.. E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre”, bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës.

“Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. Po ashtu gjykata ka njoftuar se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

http://kallxo.com/arrestohet-nen-dyshimin-mbytje-te-foshnjes/

KALLXO.com raportoi të shtunën për këtë ngjarje të rëndë.